Hapet aplikimi për shtesat 100 euro për studentët
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hapet aplikimi për shtesat 100 euro për studentët
Është hapur aplikimi për shtesat nga Qeveria në vlerë 100 europër studentët, njoftoi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Aplikimi për studentë tashmë është i hapur në platformën e-Kosova, tek shërbimet, kategoria Familja. Hyni tek e-Kosova, shërbimet, kategoria Familja, aty mund të gjeni formularin për aplikim. Njëri formular është për studentët që janë shtetas të Kosovës, ndërkaq formulari tjetër është për ata që nuk e kanë shtetësinë mirëpo studiojnë në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë”, tha Murati.
Ai njoftoi se afati i aplikimit mbetet i hapur deri më 5 qershor, derisa vuri në dukje rëndësinë e të dhënave të sakta në procesin e aplikimit, sepse, sipas tij, mund të përfundojnë pa përfituar.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme janë ekzekutuar shtesat prej 500 euro për nënat lehona.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.