Hamza nga Gjakova: Kosova në krizë, planet e PDK-së do të rrisin ekonominë e vendit
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza nga Gjakova: Kosova në krizë, planet e PDK-së do të rrisin ekonominë e vendit
Bedri Hamza 290526
29/05/2026 - 19:48
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, ka shpalosur pjesën tjetër të programit të tij zgjedhor. Ai u zotua se do të krijojë Gjykatën e Punës dhe fondinqë të mbrojë të punësuarit e sektorit privat.

Nga Gjakova, Hamza tha se Kosova po ndodhet në një krizë politike e ekonomike. E përveç krizës, i pari i PDK-së tha se qeveria ka prishur marrëdhëniet edhe me ndërkombëtarët.

“Kosova sot ndodhet në një krizë politike, shoqërore, ekonomike, shprese dhe kjo krizë sigurisht që ka një shkaktar dhe një adresë, Kurti dhe qeveria aktuale. Qeveritë maten me rezultate pas mandatit katërvjeçar, këta janë në qeveri që gjashtë vite. Kisha pasur dëshirë me i numëru projektet dhe me një konstatim, megjithatë ka pasur mundësi me u bë ma shumë... Ku janë raportet e Kosovës me miq, kemi arritur deri në atë pikë ku është ndaluar edhe partneriteti i dialogut strategjik me SHBA-të”, tha Hamza.

Hamza shpalosi pjesën tjetër të premtimeve të tij.

“Do ta zhvillojmë ekonominë, nuk i sulmojmë ne bizneset. Ne do të krijojmë kushte dhe klimë të përshtatshme, do ta kryejmë reformën e pagesës së TVSH-së. Do t’i stimulojmë me grande të gjitha bizneset prodhuese dhe bizneset fillestare, 30 për qind të investimit, do t’i lirojmë të gjitha pagat prej 500 euro nga tatimi me qëllim që të paguajnë më pak tatime e të kenë më shumë para në xhep. Do ta themelojmë gjykatën e punës, që lëndët nga marrëdhënia e punës të trajtohen me procedurë të shpejtë e pa vonesa. Do të krijojmë fondin për të mbrojtur të punësuarit, në rast falimentimi në ndërmarrje dhe gjashtë muaj paga do të jetë 80 përqind e pagës së fundit”, tha ai.

Për integrimin në BE, Hamza theksoi se Kosova është tejet mbrapa, duke marrë shembull kufirin e Shqipërisë, ku kosovarët do të hyjnë në kufi kah pjesa e pasaportave të tjera e jo të BE-së.

Sipas Hamzës, hobi i kryeministrit në detyrë janë dramat dhe krizat.

“Procesi i integrimeve, Kosovës po i vije kufiri i BE në kufi me Shqipërinë, do të shkojmë me pasaportë, do shkruan aty qytetarë të BE-së. Ne do të detyrohemi të hymë te pasaporta të tjerë. Hobi i ka kryeministri aktual dramat dhe krizat, jeton me to. Sot flet jo për me i stabilizu institucionet, jo me i dhënë vendit institucione, por flet për zgjedhje të ardhshme... Liderët tanë, ballafaqohen padrejtësisht në një proces që dua të besoj në drejtësi. Vendimin lirues, sot ju lus që të punojmë fort që PDK të fitoj dhe liderët tanë ti pret me fitore shpejt në Kosovën e tyre të lirë”, theksoi ai.

E për katërshen e UÇK-së, Hamza u shpreh se PDK duhet të punojë që t’i pret ata në një Kosovë më të mirë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026