Polemika publike mes juristit Bardhyl Hasanpapaj dhe publicistit Veton Surroi rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani ka vazhduar edhe sot.
Pas reagimit të fundit të Surroit, Hasanpapaj ka publikuar një kundërpërgjigje të re me titullin “Dekreti, sporti dhe VAR-i”, ku jo vetëm që mbron sërish interpretimin e tij juridik, por i bën edhe ftesë publike Surroit për debat në çdo format, përfshirë edhe podkastin e tij.
“E falënderoj z. Surroin për debatin konstruktiv dhe shpreh gatishmëri për një të tillë në çdo kohë dhe format, qoftë edhe në podkastin e tij. Debati i argumentuar është gjithmonë i dobishëm për jetën publike dhe shoqërinë demokratike që e aspirojmë”, shkruan Hasanpapaj.
Në reagimin e tij, ai vlerëson se gjatë polemikës palët kanë diskutuar shpesh nga këndvështrime të ndryshme.Hasanpapaj sqaron se nuk ka argumentuar se dekreti presidencial është kushtetues për shkak se prodhoi sqarim kushtetues, por se Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese dhe se aktgjykimi solli qartësi për një situatë që deri atëherë kishte qenë e paqartë.
Sipas tij, këto janë dy çështje të ndryshme që nuk duhet të ngatërrohen në debat.
Hasanpapaj shton se këtë e thotë me respekt për bashkëdebatuesin dhe me bindjen se institucionet kushtetuese kanë folur aty ku duhej të flisnin.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Bardhyl Hasanpapajt.