Hamza-Muratit: Ju jeni ndodhur në shkelje kushtetuese
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza-Muratit: Ju jeni ndodhur në shkelje kushtetuese
Bedri Hamza 2 prill 26
03/04/2026 - 13:59
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza i ka reaguar prapë ministrit të Financave, Hekuran Muratit, duke i thënë “ju jeni ndodhur në shkelje kushtetuese”.

Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme, ku po mbahet debat parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.

Paraprakisht, deputeti Hamza ka folur për rritjen ekonomike, ku tha se është më e ulëta viteve të fundit. Më pas, Murati tha se kjo ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të plotë të institucioneve.

“I thashë disa gjëra që niveli i rritjes ekonomike është si rezultat i mosfunksionimit të Kuvendit, edhe pajtohna edhe i institucioneve. Po faktori dhe përgjegjësi jeni ju. Ju jeni ndodhur në shkelje kushtetuese, dhjetëra e dhjetëra herë me veprimet e juaja që s’keni lejuar me funksionuar institucionet edhe me ec tutje. Unë asnjëherë nuk i mohoj ato çka kanë ndodhur, as rritja e pagave, as shtesat për cilëndo kategori edhe i mirëpres. Mirëpo, te shpërndarja e parave duhet me qenë e targetuara kategoritë, që ata i nxjerr prej rasteve sociale dhe mos me vazhduar me qenë në raste sociale. Dhe mbështetja duhet të jetë me ligj dhe transparente“, tha Hamza.

Debati parlamentar për rritjen e cmimit të naftës po vazhdon, paraprakisht është prezantuar rezoluta nga shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ku kërkohen masa të menjëhershme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026