Hamza insiston: I propozuari jonë, të zgjidhet president
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza insiston: I propozuari jonë, të zgjidhet president
PDK kërkon një marrëveshje politike që i propozuari i tyre të zgjidhet president i vendit, tha kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza.
Derisa jemi në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, Hamza nuk tregoi nëse do të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti, nëse nuk ka marrëveshje politike.
“Kemi dhënë ofertën tonë. Një marrëveshje politike e cila nënkupton që kandidati apo kandidatja e propozuar nga PDK-ja të jetë president”, tha ai pas seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
I vetmi kandidat zyrtar për president deri tani është Glauk Konjufca, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Hamza tha se deputetët e PDK-së do të marrin vendime varësisht prej zhvillimeve që mund të ndodhin sot.
“Çka do të ndodhë unë nuk e paragjykoj, ndoshta koalicioni qeverisës i ka dy kandidat… Merren vendime varësisht prej zhvillimeve që do të ndodhin”, tha ai.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.