Hamza: Familja Jashari është më e madhe se çdo post politik
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza: Familja Jashari është më e madhe se çdo post politik
Hamza mrena
05/03/2026 - 12:41
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të  Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka theksuar se 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së është një moment për të kujtuar sakrificën heroike të familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, që shënoi një kthesë historike për lirinë e Kosovës.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të Epopesë së UÇK-ë, Hamza ka vlerësuar vendosmërinë dhe heroizmin e familjes Jashari, duke theksuar se ajo është më e madhe se çdo post politik.

“Kanë kaluar 28 vjet nga ato 3 ditë të marsit, që ndryshuan përgjithmonë fatin e Kosovës. Me 5,6 dhe 7 mars 1998, një familje shqiptare vendosi të qëndroj në pragun e shtëpisë së vet përballë një ushtrie të tërë pushtuese. Por, ato tre ditë nuk janë vetëm një betejë në kalendarin e historisë sonë, ato janë një mësim i përhershëm për vet kuptimin e lirisë, sepse ka momente kur historia nuk shkruhet nga numrat, nga fuqia ushtarake, apo nga kalkulimet politike, historia shkruhet nga vendimet morale të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Dhe në ato tri ditë marsit në Prekaz, historia e Kosovës mori pikërisht këtë formë. Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, ai u bë altar i lirisë. Ndërsa familja Jashari u bë simbol i ndërgjegjes dhe qëndresës së një populli të tërë”, ka thënë Hamza.  

Ai ka shtuar se në këtë përvjetor duhet të mbahet mend se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe për liri, duke përkujtuar gjyqet që po zhvillohen në Hagë ndaj bashkëluftëtarëve të Adem Jasharit.

“Në këtë përvjetor duhet të kujtojmë edhe një të vërtetë tjetër, sot kur bëhen përpjekje për të gjykuar luftën tonë çlirimtare, dhe rishkruar historinë tonë, kur në Hagë po gjykohen bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, presidenti Thaçi, kryetari Veseli, baci Jakup e Rexha, ne duhet të jemi të qartë për një gjë, lufta e UCK-së ishte një luftë e drejtë, për liri, dinjitet dhe për të drejtën themelore të një populli për të jetuar të lirë në tokën e vet. Kjo është e vërteta historike. I dashur baca Rifat, në këtë 28 dhjetor me respektimin më të madh për qëndrimin e familjes Jashari, dhe për vendosmërinë e tyre për të qëndruar mbi çdo interes politik, njerëzor, ju themi familjes Jashari është më e madhe se çdo post politik. Është familje heroike e historisë sonë kombëtare”, ka thënë Hamza.

Po ashtu, Hamza ka rikujtuar se forcat serbe kanë sulmuar Prekazin tre herë dhe se rrethimi i marsit të vitit 1998 përfundoi me 59 dëshmorë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026