Procesi zgjedhor nis pa probleme në qendrën më të madhe të votimit në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Procesi zgjedhor nis pa probleme në qendrën më të madhe të votimit në Ferizaj
Qendra e votimit në shkollën “Gjon Serreçi”, në Ferizaj është hapur për zgjedhjet e sotme. Në këtë qendër, të drejtë vote kanë 10 mijë e 238 qytetarë.
Gazetari i KosovaPress-it, Besart Maloku, po raporton drejtpërdrejt nga kjo qendër votimi, ku procesi ka nisur në kohë dhe, sipas autoriteteve përgjegjëse, deri më tani nuk janë raportuar probleme.
Në një prononcim për KosovaPress, menaxheri i qendrës së votimit Xhemajl Sadriu tha se procesi ka filluar sipas planifikimit.
“Procesi ka filluar me kohë. Qendra është hapur në orën 07:00. Deri në këto momente nuk kemi pasur telashe me ecurinë e fillimit. Do të shohim më tutje si do të shkojnë punët. Të gjithë komisionerët janë në vendet e tyre, po ashtu edhe vëzhguesit. Kemi ende disa ngecje me pajisjen e disa vëzhguesve me bexha, por besojmë se edhe këto do të evitohen shumë shpejt”, tha ai.