Hajnat vjedhin 20 mijë euro e stoli ari në një shtëpi në Prizren
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizrën.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një femër kosovare ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj në Prizren disa persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme me vlerë 20 mijë euro dhe një sasi me stoli ari.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti ka shkruar në procedurë hetimore.

“Fsh.  Krajk- Prizren  27.12.2023-19:00-022:00.   Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur,  derisa nuk ka qenë në shtëpi , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë  e shtëpisë dhe nga  aty i kanë vjedhur  para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton raporti i policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024