Hajdari: Bizneset janë në rritje krahasuar me periudhën paraprake të qeverisjeve tjera
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se bizneset janë në rritje për rreth 18 për qind krahasuar me periudhën paraprake të qeverisjeve tjera.
Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet buxheti për vitin 2025, ministrja Hajdari ka thënë se 41 mijë biznese janë të regjistruara përgjatë periudhës mars 2021 - shtator 2024, duke shtuar se në këtë aspekt ka rritje edhe të qarkullimit të bizneseve.
Në seancën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur historik buxhetin 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025. Ai tha se ky buxhet është për familjen, derisa përmendi mbëhstetjen për gratë, fëmijët, studentët dhe rritjen e pagave në sektorin publik. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë qeveri para tyre.