Aksident në Brazil, raportohet për viktima të shumta
Bota
Lexohet për: 1 min.
Aksident në Brazil, raportohet për viktima të shumta
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 32 persona humbën jetën në një përplasje mes një kamioni dhe një autobusi që mori flakë sot në Brazil, thanë zjarrfikësit lokalë.

Autobusi po barte 45 pasagjerë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit pasi dyshohet për shpërthim të gomës, dhe është përplasur me një kamion në autostradën pranë qytetit Teofilo Otoni.

Departamenti i zjarrfikësve në shtetin Minas Gerais tha se "midis 32 dhe 35 njerëz" kanë vdekur. Më herët u raportua se 13 persona u dërguan në spitalet pranë qytetit Teofilo Otoni.

Të gjitha viktimat janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kryhet një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Mediumi brazilian Globo raporton shoferi i kamionit u largua nga vendi i ngjarjes dhe se po kërkohet nga policia.

Sipas Policisë Federale, autostrada ku ndodhi aksidenti ishte më vdekjeprurësja në Brazil më 2023 me 559 vdekje. Në vitin 2024, mbi 10 mijë njerëz vdiqën në aksidente trafiku në gjithë vendin, sipas Ministrisë së Transportit. Në shtator, një autobus që transportonte ekipin e futbollit Coritiba Crocodiles u rrotullua në rrugë dhe la të vdekur tre persona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025