Kurti: Buxheti për vitin 2025 është për familjen, përfitojnë bizneset dhe ekonomia
Biznes
Lexohet për: 1 min.
462554004_1529326540955795_3223190845026035027_n
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur historik buxhetin 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025. Ai tha se ky buxhet është për familjen, derisa përmendi mbëhstetjen për gratë, fëmijët, studentët dhe rritjen e pagave në sektorin publik. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë qeveri para tyre.

Kurti teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se ky buxhet e shikon familjen si tërësi dhe parasheh rritjen e fuqisë blerëse për secilën familje.

Ai nënvizoi se nga ky buxhet përfitojnë bizneset dhe ekonomia.

Krahas kësaj, kreu qeveritar thuri edhe lavde për qeverisjen tij, ku tha se gjatë udhëheqjes së tij janë hapur mbi 78 mijë vende pune.

Megjithatë, ai nuk la pa kritikuar edhe Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij, disa nisma ligjore janë stopuar. Ai tha se “kushtetuesja më shpesh bën bilanc politik sesa drejtësi”. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025