Hajdar Beqa – simpatizantëve të PDK-së: Bashkë e stopojmë krizën
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hajdar Beqa – simpatizantëve të PDK-së: Bashkë e stopojmë krizën
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Hajdar Beqa, ka deklaruar se banorët e lagjeve Dardania dhe Reka e Mirë po vazhdojnë ta mbështesin PDK-në si forcë politike që, sipas tij, sjell ndryshime të rëndësishme për vendin.
Përmes një postimi në Facebook, Beqa i cili në listën e PDK-së mbart numrin 28, ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve të këtyre lagjeve, duke theksuar se PDK-ja mbetet alternativa për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova.
“Edhe banorët e lagjeve Dardania e Reka e Mirë, si përherë, janë rreshtuar me Partinë Demokratike të Kosovës, si forca e ndryshimeve të mëdha për vendin”, ka shkruar Beqa.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se vota për PDK-në do të kontribuojë në tejkalimin e krizës dhe rikthimin e fokusit te zhvillimi dhe puna.
“Bashkë e stopojmë krizën më 7 qershor dhe i rikthehemi punës për ta ndërtuar të ardhmen që e duam dhe e meriton Kosova”, ka deklaruar Beqa.