Erling Haaland ka deklaruar se do të bëjë tifo për Anglinë pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës, duke pranuar se ka një lidhje të veçantë me "Tre Luanët" për shkak të vendlindjes së tij në Leeds.
Norvegjia u eliminua në çerekfinale nga Anglia pas humbjes dramatike 3-1 pas vazhdimeve, edhe pse kishte kaluar e para në epërsi.
"Po, pse jo? Kam disa shokë te Anglia nga Manchester City dhe dua që ata të kenë sukses. Kam bërë tifo për Anglinë prej kohësh. Madje, fanellën e Anglisë e kam pasur para asaj të Norvegjisë kur isha fëmijë. Është një vend i bukur dhe një fanellë e bukur", u shpreh Haaland.
Sulmuesi 25-vjeçar e mbylli Botërorin me shtatë gola, duke u futur në garë për "Këpucën e Artë", ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen historike të Norvegjisë.Pavarësisht eliminimit, Haaland e mbylli Kupën e Botës me shtatë gola, duke qenë një nga golashënuesit më të mirë të turneut.
Sulmuesi 25-vjeçar udhëhoqi Norvegjinë në një nga paraqitjet më të suksesshme në historinë e saj në Botëror, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej futbollistëve më të mirë në botë.