Guardiola: Unë kurrë nuk drejtoj gishtin tek lojtarët e mi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Guardiola: Unë kurrë nuk drejtoj gishtin tek lojtarët e mi
Guardiola
05/03/2026 - 14:33
Linku u kopjua

Manchester City bën edhe një tjetër hap të gabueshëm në drejtim të titullit. Citizens barazuan 2-2 në ndeshjen ndaj Nottinghamit.

E trajneri, Pep Guardiola tha se në përgjithësi skuadra luajti mirë për 90 minuta

“Ne krijuam shumë ndaj një ekipe shumë defanzive, një ekipi shumë të mirë. Unë do të doja të pranojmë më pak gola por nuk është çështja që ta analizojmë vetëm një specifikë. Unë kurrë nuk drejtoj gishtin tek lojtarët e mi sepse ne e dhamë maksimumin”

Spanjolli kishte edhe disa fjalë për 11-metërshin e mundshëm të norvegjezit, Erling Haaland

"Incidenti i Haaland, për mua është një penallti. Çfarë mund të bëjë Erlingu? Këtë sezon jemi mësuar me të. E dimë si funksionon.

"Puna jonë është të jemi më të mirë. Këto gjëra nuk mund t'i kontrollojmë. Ajo që mund të kontrollojmë janë performancat tona. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi."

Manchester City me një ndeshje më pak janë -7 pikë ndaj vendit të parë, Arsenalit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026