Guardiola përballë dy italianëve për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas publikimit të listës prej tre lojtarëve të cilët do të garojnë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, UEFA ka publikuar edhe listën prej tre trajnerëve të cilët janë në garë për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2022/23.

Sikurse lista për çmimin për lojtarin më të mirë, edhe ajo për trajnerë u bë nga një juri e cila përbëhej nga trajnerët e klubeve që luajtën sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, Ligën e Konferencës dhe Ligën e Evropës, raporton KosovaPress.

Po ashtu, në juri ishin të përfshirë edhe trajnerët e ekipeve kombëtare që janë pjesë e UEFA-s, si dhe një grup i gazetarëve që u zgjodhën nga Media Evropiane e Sportit (ESM).

Tre trajnerët që mblodhën më së shumti pikë, dhe tani garojnë për çmimin e më të mirit të vitit janë:

Pep Guardiola – Manchester City

Simone Inzaghi – Inter

Luciano Spalletti – Napoli

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024