Uta Ibrahimi i shpëton tragjedisë: Jam gjallë, por e tmerruar
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pushtuesja e shumë majave të larta nëpër botë, Uta Ibrahimi i ka shpëtuar më të keqes nga dy ortekë në majën Shishapangma të Kinës.

Përmes një postimi në “Facebook” Ibrahimi ka bërë të ditur se ishte në rrezik të madh për ta pësuar më të jetën, por fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë në fund për të.

Ajo ka thënë se nuk është mirë, por fakti që është gjallë mjafton për të.

Ja postimi i saj i plotë:

“Shisha Pangma 8027 m. Miqtë e mi të dashur, NUK JAM OK. Por unë jam gjallë, dhe kjo është në rregull!. Kam ëndërruar kaq gjatë për këtë mal, por për kaq shumë vite është mbyllur për shkak të tragjedive. Edhe pse është më i vogli, njihet për një nga më të rrezikshmit nga ortekët!. Shisha Pangma ishte mali i fundit për shumë alpinistë!. Kjo është ajo që ndodhi në Shisha Pangna, dhe unë ende nuk mund ta besoj dhe ta përshkruaj atë që ndodhi në të vërtetë. U tmerrova kur kuptova që orteku mori 3 persona, përfshirë Ana dhe Mingna, të cilët vdiqën!. Isha shumë e tronditur. Ndalova për një orë duke u përpjekur të kuptoj se çfarë duhet të bëj. Sigurisht që nuk dua të ngjitem!. Për 2 arsye, është shumë i pasigurt dhe për respekt të alpinistëve që vdiqën!. Zemra ime është e thyer. Nuk mund ta besoj që në vetëm 3 orë humbëm 4 njerëz, dhe unë isha kaq afër kësaj. Nuk mund ta besoj se kemi humbur shokun tim Lama. Unë jam e tmerruar.”, ka shkruar Uta në fund.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024