Kryebashkiaku mes 25 të arrestuarve në operacionin antimafia në Itali
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i komunës së Aprilia, një qytet në jug të Romës në provincën Latina, ishte mes 25 personave të arrestuar të mërkurën në një operacion të madh të koordinuar nga hetuesit antimafia të DDA në qytetin italian.

Operacioni lidhet me një hetim për një bandë kriminale që dyshohet se synonte të merrte kontrollin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të aktiviteteve ekonomike të zonës dhe kontratave publike, si dhe të pengonte ushtrimin e lirë të së drejtës së votës.

Të dyshuarit përballen me akuza që përfshijnë shoqatë mafioze për zhvatje, trafik droge dhe krime kundër administratës publike.

Kryebashkiaku, Lanfranco Principi, i cili u zgjodh në maj të vitit 2023 me mbështetjen e një koalicioni partish të qendrës së djathtë, u vu në arrest shtëpie./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024