Ka përfunduar raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu tha gjendja e sigurisë në vend është stabile, por që kërcënimi nga Serbia vlerësohet të jetë shumë i lartë.
Në konferencë për media ajo theksoi se grupi paramilitar dhe terrorist i udhëhequr nga Milan Radojiçiq vazhdon të jetë i strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare dhe se ka armë e mbështetje nga Beogradi zyrtar.
"Në vazhdimësi janë duke planifikuar, diskutuar mundësitë për sulme. Udhëheqësi i grupit Millan Radojiçiq vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë, me zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe është duke mbajtur kontatke me disa grupe, organizata radikale dhe kriminale me shtrirje rajonale", shtoi Musliu.