Grupi irakian ofron 10 milionë dollarë për vrasjen e Trump
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Grupi irakian ofron 10 milionë dollarë për vrasjen e Trump
Trump1
17/07/2026 - 18:14
Linku u kopjua

Grupi islamist Kataib Hezbollah (Brigadat e Hezbollahut në Irak) ka shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për këdo që do të vrasë presidentin amerikan Donald Trump ose do të ndihmojë në organizimin e një sulmi ndaj tij.

Sipas deklaratës së grupit, shpërblimi është një akt hakmarrjeje për sulmin ajror amerikan të vitit 2020, në të cilin u vranë komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe zëvendëskomandanti i forcave irakiane Hashd al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis.

Organizata thekson se shpërblimi nuk i drejtohet vetëm autorit të një sulmi të mundshëm ndaj Trump, por edhe çdo individi, grupi apo organizate që do të kontribuojë, lehtësojë ose organizojë një operacion të tillë.

Në deklaratën e saj, e ashtuquajtura Rezistenca Islamike në Irak dënon atë që e cilëson si “agresionin e qeverisë amerikane, të përfaqësuar nga krimineli Trump”, duke e akuzuar atë për vrasjen e Soleimanit dhe al-Muhandis.

“Vrasësi i tyre nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe turpi do ta ndjekë atë, si dhe qeverinë e tij, për aq kohë sa të jetojnë”, thuhet në deklaratë, transmeton TCh.

Grupi njofton se fondi prej 10 milionë dollarësh është mbledhur nga donacionet e mbështetësve dhe anëtarëve të tij, ndërsa në fund të deklaratës theksohet se “hakmarrja mbetet një premtim i shenjtë”, duke përsëritur kërcënimet ndaj presidentit amerikan.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026