Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në Grand Prix-in Paraolimpik në Zvicër
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në Grand Prix-in Paraolimpik në Zvicër
Grevist Bytyqi
20/05/2026 - 15:28
Linku u kopjua

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më 23 maj në Notwill të Zvicrës. Në këtë ngjarje të rëndësishme të atletikës paraolimpike, Bytyqi do të garojë në disiplinat 400 dhe 800 metra.

Pjesëmarrja e Bytyqit konsiderohet një tjetër sukses për sportin paraolimpik të Kosovës dhe dëshmi e punës së tij në arenën ndërkombëtare.

Ky Grand Prix mbledh 454 atletë nga 58 shtete të botës, prej tyre 297 meshkuj dhe 157 femra, duke e bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar paraolimpik. Organizatorët kanë paralajmëruar konkurrencë të fortë dhe performanca të nivelit të lartë gjatë tri ditëve të garave.

Përfaqësimi i Kosovës në këtë aktivitet sportiv ka rëndësi të veçantë për promovimin e sportit paraolimpik dhe fuqizimin e atletëve kosovarë në skenën ndërkombëtare, ndërsa Grevist Bytyqi synon të arrijë rezultate sa më të mira dhe ta prezantojë denjësisht shtetin e Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026