Në prag të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Prishtina ka mbështjellë me ngjyrë rozë një autobus të Trafikut Urban. Gratë do të kenë mundësi të bëjnë mamografinë e cila ofrohet falas në tri Qendra të Mjekësisë Familjare dhe pas kësaj do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas gjatë muajit tetor.
Mamografia mund të bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” si dhe në QMF “Veternik”.
Autobusi i linjës 4, i mbështjellur me ngjyrë rozë, ka nisur sot qarkullimin në Prishtinë. Gratë të cilat do të bëjnë mamografinë këtë muaj do të pajisen më një biletë falas për muajin tetor.
Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i grave për të bërë mamografinë, sepse sipas tij statistikat tregojnë se numri i grave me kancer të gjirit është në rritje.
Bashkëpunëtorë në këtë aktivitet ishte edhe kryeshefi i “Trafikut Urban” në Prishtinë, Burim Maraj, i cili ka ftuar të gjitha gratë që të bëjnë mamografinë.
E Kristale Rama, udhëheqëse e aktiviteteve për vetëdijesimin e grave lidhur me kancerin e gjirit, tha se ky është mesazh edhe për vajzat e reja.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.