Gratë deputete reagojnë pas lirimit të të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
Lexohet për: 2 min.
seanca 2023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Grup i Grave Deputete ka reaguar pas lirimit nga akuza e Naser Pajazitajt nga Gjykata Supreme, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, duke thënë se është e papranueshme që jeta e një gruaje vlen për gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush, ose me një dënim minor.

Në reagim thuhet se institucionet e sigurisë në shumë raste kanë dështuar t'u ofrojnë siguri grave.

Reagim të Grupit të Grave Deputete

Drejtësi për Donjeta Pajazitajn

Donjeta Pajazitaj ishte vrarë në 2015. Për vrasjen e saj në vitin 2017 ishte ngritur aktakuzë ndaj Naser Pajazitaj. Gjykata Supreme sot e ka liruar atë nga akuzat.

Vrasja e të ndjerës Donjeta Pajazitaj ishte cilësuar si mizore, trupi i së cilës ishte gjetur shumë më vonë në Bjeshkët e Strellcit. Për ne si Grup i Grave Deputete është e papranueshme që jeta e një gruaje vlen për Gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush. Ose me një dënim minor.

Institucionet e sigurisë në shumë raste kanë dështuar t'u ofrojnë siguri grave. Pastaj humbet kohë në kapjen e kryersve të vrasjeve. Dhe pas kapjes është e pakuptueshme të lihen të lirë. Ky është inkurajim për dhunuesit. Duke e respektuar punën e gjyqësorit si pushtet i ndarë dhe i pavarur, duam të sigurohemi që të jetë në anën e drejtë dhe për të drejtën. Për këtë rast dhe të gjitha rastet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025