Dy punonjës banke u qëlluan për vdekje gjatë një grabitjeje që ndodhi të enjten, në një degë të U.S. Bank në qytetin Berea të shtetit amerikan Kentaki,
Sipas autoriteteve, një burrë i veshur me një kapuç ngjyrë hiri në të bardhë, doreza dhe maskë hyri në bankë dhe qëlloi një burrë dhe një grua, njofton AP, përcjellë KosovaPress.
Zyrtarët e rendit po kontrollonin shtëpi më shtëpi në kërkim të informacioneve dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë, si dhe po përdornin helikopterë, dronë dhe qen kërkimi, shtoi ai
Nuk ishte e qartë nëse i dyshuari ishte larguar me një automjet, në këmbë apo ishte marrë nga dikush tjetër, tha Pennington teksa refuzoi të tregojë nëse i dyshuari kishte marrë diçka nga banka.“Nëse shihni diçka të pazakontë dhe nuk ndiheni mirë për këtë — nëse qentë tuaj po sillen çuditshëm — na telefononi”, tha Pennington.
Ai u bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë, të mbajnë dritat e jashtme ndezur dhe telefonat të karikuar.
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike që mori jetën e dy punonjësve tanë në degën tonë në Berea, Kentaki”, thuhet në një deklaratë të kompanisë. “Zemrat tona janë me familjet e viktimave, kolegët tanë dhe të gjithë komunitetin e Bereas”.