Gliha: Unë si slloven nuk e kuptoj se si një lojtar e refuzon kombëtaren e tij
Lexohet për: 1 min.
giliha
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha është treguar i ashpër me lojtarët që për një arsye apo tjetër refuzojnë të luajnë për Kosovës duke zgjedhur vende të tjera.

Një gjë e tillë ndodhi së fundmi me dyshen Muja e Daku, dhe për Mujën trajneri tha se ka provuar që ta bindë maksimalisht që të jetë pjesë e Kosovës

Ai shtoi se nga vendi prej nga vjen, pra Sllovenia, një gjë e tillë nuk ka ndodhur se as nuk imagjinohet se mund të ndodh, prandaj një gjë të tilla nuk do ta tolerojë as tani si pjesë e Kosovës

Sa i përket dy ndeshjeve të shtatorit, ndaj Zvicrës dhe Rumanisë, Gliha theksoi se synimi është për të dhënë maksimumin në këto ndeshje duke u siguruar që lojtarët të japin maksimumin

Në fund, trajneri slloven bëri të ditur se futbollisti i Ballkani Lindon Emërllahu do të ftohet te Kosova, por që ishte i lëndua

Kosova dhe Zvicra do të përballen më nëntë shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025