Glam Night në Barbary, veshje të veçanta nga Gashani
Lajme
Lexohet për: 5 min.
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Veshjet e veçanta, më ndryshe se e zakonshmja, jo domosdoshmërisht duke e përcjellur trendin e në anën tjetër menyja me teknika speciale të ushqimit, ishin ato që dominuan mbrëmë në Glam Night, të organizuar nga restauranti  “Barbary” dhe shtëpia e modës “Gashani”. 

Përmes prezantimi të fustaneve glamuroze nga dizajneri i modës dhe stilisti, Tahir Gashani, u vë në pah se si është jeta e mbrëmjes e veshur në “Gashani”.

Përshtatja e veshjes me karakterin e personit, larg trendeve, kthimi i stilit të përditshëm në diçka speciale, janë disa nga teknikat e punës për të cilat Gashani potencoi se e bëjnë më të fortë në treg.

"Mendoj se shikoj ta përshtat shumë karakterin e personit dhe atë stilin e përditshëm që e kam ta kthej në glamuroz, jo të dal jashtë vetes apo me përcjell një trend që është veç duke ecur vrullshëm. Por, pa pasur diçka personale ose të karakterit të personit që e vesh. Mendoj se kjo ka qenë arma ime e fortë dhe ajo që mua më ka mbajt në treg e stand out prej të tjerëve...Secilin model mundohem ta sjell më të veçantë se tjetrin. Trendet nuk i përcjelli shumë. Mundohem, secili fustan me qenë sa më origjinal, me iu përshtat karakterit të një personi...Sonte është një Glam Night ku do të prezantohet stili i jetesës së Gashanit dhe jeta e mbrëmjes e veshur në Gashani. Jam duke u munduar ta ndërroj atë night out glam që jemi mësuar të shohim zakonisht. Është një Glam Night pak më classy se sa të zakoshmet", tha Gashani.

Se veshjet e punuara nga “Gashani”, janë më ndryshe e potencon edhe gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Xhumadije Ibrahimi, e cila tregon se ka disa vite që bashkëpunon e këtë shtëpi të modës.

Talenti dhe arti i dizajnerit Tahir Gashani, bëjnë që Ibrahimi ta quajë atë brilant dhe duarartë.

Ibrahimi tha se ndjehet shumë komod në veshjet e punuara nga Gashani, derisa vlerësoi se dizajni që ky i fundit ndjek është i paparë sipas saj.

"Me Taon njihemi ka disa vite bashkëpunime meqë unë jam gazetar, mirëpo nga Maqedonia e Veriut, pikërisht vij nga Shkupi, nga Klan Maqedonia dhe kemi pasur disa bashkëpunime me Taon...Në  vazhdimësi këto raportet miqësore na kanë bërë që te kemi edhe bashkëpunime të tjera, mirëpo sonte po shoh shumë miq, kolegë...Tao edhe pse është një djalë shumë i ri, mirëpo brilant, një talent me duar shumë të arta, kështu që koleksioni i tij, nuk ka diçka që mund të veçohet në koleksionin e Taos. Duke u nisur nga ngjyrat, nga dizajni i cili është i paparë, siç e patë edhe vetë kam veshur fustanin e Taos, edhe pse nuk jam modele. Tao i percepton të gjitha kategoritë e njerëzve, kështu që ndjehem shumë komod në veshjet e Taos. PA dyshim është ndër dizajnerët më të mirë  që ka Kosova, por pse jo edhe Maqedonia", thotë Ibrahimi.

Krahas veshjeve unike dhe elegante të Gashanit, të prezantuara nga disa modele, në këtë Glam Night të mbajtur në Barbary, të pranishmit patën mundësinë të shijonin antipastat “Carpaccio Beef”, sushi dhe disa specialitete të tjera.

Shefi i kuzhinës në Barbary, Ramadan Zymergashi tha se përdorin teknika më ndryshe se të tjerët në përgatitjen e ushqimit, duke I bërë ata më të veçantë.

“Shumë më ndryshe se të tjerët” është komenti të cilin Zymergashi tha se më së shpeshti e pranojnë nga klientët.

"Barbary ka shumë teknika të ndryshme, për shembull ne punojmë me disa teknika pak më ndryshe se të tjerat restorante, teknika franceze. Por, të specializuar jemi më shumë tek toka, gjithçka e tokës është e specializuar. Ushqimi i lopës, është e preferuara ime dhe e restorantit. Pse klientët duhet të zgjedhin Barbaryn në mesin e shumë restoranteve të tjera? Ndoshta arsyeja është që punojmë pak më ndryshe se të tjerët dhe jemi disa njerëz që e bëjmë punë pak më ndryshe se të tjerët dhe jemi familje, i presim të gjithë duarhapur...'Shumë ë ndryshe se të tjerët' është një koment që e marrim shumë shpesh këtu në Barbary nga klientët", tregon Zymergashi.

Po ashtu, edhe menaxheri gjeneral i restaurantit “Barbary”, Arjan Ibriqi tha se ambienti i këndshëm, cilësia e ushqimit, duke përfshirë produktet kualitative dhe të freskëta, janë disa nga karakteristikat për të cilat duhet vizituar ky vend.

"Ne mendojmë që na veçon pjesa e ambienti që e kemi një ambient shumë të këndshëm, shumë të mirë. Sa i përket cilësisë së ushqimit, jemi të fokusuar edhe nga toka edhe nga deti. Po ashtu, edhe në pjesën e Sushit. Por, më shumë kemi orientim mishin, tokën. Gjithkënd e preferoj të vijë të na vizitojë të binden me shërbim dhe cilësi, me produkte kualitative, me produkte të freskëta", thekson Ibriqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024