Gjyqtari i famshëm anglez, Anthony Taylor ndan drejtësinë në ndeshjen për titullin kampion në Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
6-Finalen
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur gjyqtarin e ndeshjes finale të “Final 4” të Superligës së Shqipërisë, dhe ai është një emër tejet i njohur për futbolldashësit.

Finalja e madhe e “Final 4”, ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezoni në elitën e futbollit shqiptar, do të drejtohet nga gjyqtari anglez, Anthony Taylor, raporton KosovaPress.

Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.

Arbitri 45-vjeçar, i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Premier Ligë, Ligën e Kampionëve e Ligën e Evropës.

Gjithashtu Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në UEFA Europa League, Sevilla – Roma, ndeshjen finale të FIFA Club World Cup në sezonin 2022/2023, Real Madrid – Al-Hilal, takimin final të UEFA Nations League të sezonit 2020/2021, Spanjë – Francë, sfidën finale të UEFA Super Cup  2020/2021, Bayern Munich – Sevilla etj.

Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League, Borussia Dortmund – PSG.

“Final 4” është risia e këtij sezoni në Superligën e Shqipërisë dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025