(E përditësuar) Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e ka përfunduar ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë. Ai do të paraqitet edhe nesër, më 23 shtator, në gjykatoren e Speciales për t’u përgjigjur në pyetjet e prokurorisë dhe trupit gjykues.
Në pjesën e fundit të seancës, pas marrjes në pyetje nga avokatët mbrojtës, ai u intervistua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila ndër të tjera e pyeti për një komunikatë, por dëshmitari tha se nuk ka parë komunikata të UÇK-së ku të jenë përmendur ekzekutime.
Zyra e Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë marrjen në pyetje edhe nesër, më 23 shtator. Më pas, do të ketë mundësi të shtrojë pyetje trupi gjykues.
Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, në fillim të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, foli për rolin e tij në Kosovë. Ai tha se detyra e tij ishte ta informonte Clarkun - gjeneralin që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër caqeve serbe në vitin 1999.
Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.
Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.
.............................................................................................
Duncan: Nuk kam pasur dëshmi se ekziston një Shtab i Përgjithshëm sipas pikëpamjeve ushtarake
Më herët gjatë dëshmisë sot, ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, foli për rolin e tij në Kosovë. Ai tha se detyra e tij ishte ta informonte Clarkun - gjeneralin që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër caqeve serbe në vitin 1999.
“Unë kam dëgjuar të përmendet Shtabi i Përgjithshëm por këtë në deklarata politike kryesisht, kam kuptuar se është krijuar në mes të viteve 1990 kur UCK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme, shumë më e vogël dhe po dëshironin t’i jepnin një titull grandioz vetës si Shtabi i Përgjithshëm. Por në kohën sa kam qenë atje, nuk kam pasur asnjë dëshmi që ekziston një shtab i përgjithshëm nga pikëpamja ushtarake”, tha ai.
........................................................................................
Mbrojtja e Thaçit përfundon pyetjet për dëshmitarin e tretë
“Ngrita një problem me gjeneralin Clark, lidhur me procesin e demilitarizimit, duket sikur ky proces kishte shkaktuar pakënaqësi, dhe Thaçi dukej sikur po humbte mbështetjen nga disa prej komandantëve të zonës të cilët dëshironin të shiheshin si të asociuar me palë të tjera, në veçanti me lidhjet për financimin e mëparshëm të UÇK-së. Ngritëm problemin që kjo mbase mund të ishte një pengesë për procesin e demilitarizimit të UÇK-së. E këshillova gjeneralin Clark që të shmangte një përballje publike me zotëri Thaçin sepse mendoja që mbase kjo mund të dëmtonte pozicionin e vet. Ne na nevojitej argumenti publik i tij që përmbajtja e marrëveshjes do të zbatohej”, tha ai.
Ai tha se Agim Çeku ishte personi përgjegjës për të përmbushur dhe mbikëqyrur marrëveshjen.
Pjesë nga dëshmia:
Mbrojtja: A do të mund ta kishte ndalur Hashim Thaçi atë dhunë?
Mbrojtja: A e bëri ai këtë apel?
Duncan: Po, e bëri.
...................................................................................
Duncan: Nuk kam parë që UÇK-ja të ketë kryer akte dhune
“Për shpagim”, tha ai kur u pyet nga mbrojtja Thaçit, se pse ishin bërë veprime të tilla në fund të luftës në Kosovë.
Ish-diplomati britanik tha se nuk ka parë asnjëherë trupa të armatosur që të ndërmarrin veprime të tilla. Sipas tij, është e zakonshëm që individë të caktuar - që kishin përjetuar dhunë - të ndërmarrin veprime të tilla në fund të një lufte.
Duncan: Dhuna ka mbizotëruar nga konflikti, shtëpitë që po digjeshin qartazi ishin shtëpi serbe, ose që dikur i kishin serbët, të cilat po digjeshin.
Mbrojtja: Sipas jush, kush po ushtronte këtë dhunë?
Mbrojtja: Pse po ndodhte kjo gjë?
Duncan: Shpagim. Për të marr hak, kur e di çfarë të ka ndodhur dhe unë po ashtu kam marrë raporte, e sheh edhe me sytë e tu, ju mund ta imagjinoni pse e bëjnë njerëzit këtë, sepse kjo shkon përtej besës dhe nderit, kjo ndodhin zakonisht në fund të një lufte.
Duncan: Për mizoritë që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Mbrojtja: Atëherë kush po e ushtronte dhunën, serbët apo shqiptarët?
Mbrojtja: Për të marr hak?
Duncan: Pikërisht.
Duncan: Jo.
Mbrojtja: A patë ndonjë anëtarë të UÇK-së të ushtronte krime?
Më pas, avokatja Nina Tavakoli lexoi një deklaratë që ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesely Clark, e kishte bërë më 14 gusht të atij viti, gjatë një vizite në Kosovë.
Gjenerali Clark ndër të tjera kishte thënë se “nuk ka fakte që UÇK është pas sulmeve që janë kryer kundër serbëve, që kur paqja është nënshkruar në qershor”.
Mbrojtja e dorëzoi këtë artikull si provë gjyqësore.
Më herët gjatë seancës sot më 22 shtator, dëshmitari përmendi edhe propagandën serbe e cila e paraqiste UCK-në si të rregullt dhe me hierarki.
...............................................................................
Dëshmitari britanik: Asnjëherë nuk e kam parë Thaçin të jepte urdhra
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, në ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se Thaçi shihej si politikan dhe jo komandant i UÇK-së.
“Asnjëherë nuk e kam parë të jepte direktiva apo urdhra, ishte qartë që kishim të bënim me dy lloj njerëzish, e para, kishim të bënim me ushtarakun apo oficerin e nivelit të lartë, dhe e dyta ishte politikani. Kjo ishte përshtypja që më është krijuar mua", tha ai.
Pjesë nga dëshmia:
Mbrojtja: A mendoni ju se në realitet Hashim Thaçi ishte kryekomandant i UÇK-së?
Mbrojtja: Nëse do të kishte qenë në një pozicion të tillë, çfarë provash do kishit parë ju. Mbase pyetja që do të bëja është, kush është një person, çfarë detyra ka një person që është komandant i përgjithshëm?
Duncan: Përkufizimet janë dhënë në fakt, por nuk janë përkufizime të cilat njihen apo pranohen nga persona si puna ime. Atëherë komandanti i përgjithshëm lidhet kryesisht me komandimin dhe kontrollin. Komandimi ka të bëjë me të drejtën e lëshimit të urdhrave, direktivave, ndërkohë që kontrollimi në vetvete ka aftësinë për ta kryer këtë komandim dhe për të siguruar që urdhrat e dhënë apo udhëzimet e dhëna realizohen në mënyrë efektive.
Ish-këshilltari politik i gjeneralit Wesley Clark theksoi se në luftë jepen tituj të zmadhuar që nuk përkojnë me realitetin.
“Sipas mendimit tim, bëhej fjalë për një titull të zmadhuar dhe nga përvoja ime personale më kujtohet që në lëvizjet revolucionare afrikane, që kanë ndodhur në një vend ku jam rritur, për shembull guerilëve ju dhanë emra të tillë si gjeneralë, dhe në Francë madje ku kam jetuar për disa vite, liderët e rezistencës mund te thoshin që ky është batalioni X apo Y, por në fakt nuk bëhej fjalë fare për një batalion, ekzistonte tendenca për zmadhim e titujve, kështu që ky është diçka që nuk e mora fare seriozisht dhe nuk u befasova fare, nuk e di nëse mbase ka ardhur nga modeli amerikan që presidenti ka titullin komandant kryesor, por në realitet situata ishte e ndryshme, sipas meje ishte një ekzagjerim, një zmadhim, një titull grandioz me një emër të madh që i jepej dikujt por nuk përkonte me realitetin”, tha ai.
Dëshmitari britanik: UÇK-ja nuk kishte hierarki, fuqinë reale e kishin komandantët e zonave
Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit që të dëshmojë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se UÇK-ja nuk kishte strukturë hierarkike. Në ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se fuqinë reale e kishin komandantët e zonave.
“Fuqinë reale në strukturën e UÇK-së e kishin komandantët rajonalë dhe kjo na u konfirmua kur u takuam me gjeneral Agim Çekun [14 qershor] në fillim të negocimit të marrëveshjes, ai na tha që nuk e bëj dot këtë pa praninë e komandantëve të zonave. I besova, ishte ngulmues për këtë çështje. Tha dy gjera, e para, tha që zotëri Thaçi nuk ishte i disponueshëm dhe për ta bërë një gjë të tillë, Thaçi do të duhej të konsultohej, dhe më pas ai shtoi se unë nuk e bëj një gjë të tillë nëse në negociata nuk marrin pjesë komandantët e zonave”, shtoi ai.
Derisa foli për UÇK-në, ai tha se asokohe i quanin “ushtria e atyre që nuk kishin asgjë”.
Ish-diplomati britanik tha se nuk besonin që ushtarët asokohe do të mund të bindeshin nga Hashim Thaçi për një marrëveshjen për çarmatosje.
“Problemi tjetër i madh ishte që udhëheqja e UÇK-së, mund të mos ishin në gjendje t’i bindnin ushtarët e UÇK-së. Po të ishim të bindur se kjo do të ndodhte do të kishim shkuar te udhëheqja politike e UÇK-së dhe do t’i kishim thënë se kemi nevojë për një marrëveshje të çarmatosjes. Pra siç e thash, ne nuk kishim kohë të madhe në dispozicion dhe nuk kishim besim që zotëri Thaçi do të ishte në gjendje t’i bindte ushtarakët”, theksoi ai.
“Nuk ishte realiste që zotëri Thaçi të njihej si udhëheqësi politik i Kosovës, kishte forca të tjera politike që ekzistonin atje, si LDK-ja, zotëri Rugova e të tjerë, ata mund ta kishin zgjedhur atë si udhëheqës të delegacionit në Rambuje por ai nuk kishte atë që quhej legjitimiteti politik në një shoqëri demokratike, nuk ishte zgjedhur nga populli. [Të njihej Thaci si kryeministër] nuk ishte realiste, nuk përfaqësonte realitetin dhe nuk ishte e qëndrueshme nga pikëpamja politike”, tha ai.
.............................................................................
John Stewart Duncan, i cili ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, gjatë pjesës së parë të dëshmisë së tij në Hagë, tha se UÇK-ja kishte përbërje heterogjoene.
“Ka qenë një grup heterogjen personash, shumë heterogjen, dhe ndryshuan. Përbërja e aktorëve kryesorë, e personave kryesorë, veçanërisht kur fillojë të përshkallëzohej spastrimi etnik kishte disa shtresa, do jap një shembull konkret, kishte pasur persona që kanë qenë ushtarë në armatën jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë, të tjerëve të cilëve iu ishin keqtrajtuar familjet, kështu që motivi i tyre për të rrëmbyer armët ishin i ndryshëm ndonjëherë”, tha ai.
“Kishte gra në UÇK... Kishte gra që ishin abuzuar seksualisht, dhunuar seksualisht, të abuzohet seksualisht një femër shqiptarë është e tmerrshme... Kam takuar shumë nga këto gra dhe kanë qenë shumë mbresëlënëse”, theksoi ai.
................................................................
Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, në fillim të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, foli për rolin e tij në Kosovë. Ai tha se detyra e tij ishte ta informonte Clarkun - gjeneralin që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër caqeve serbe në vitin 1999.
Ish-diplomati britanik po përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, avokates Nina Tavakoli, derisa pohoi se e kishte mbuluar edhe punën e UÇK-së.
"Hyrja në takim, informoja gjeneralin Wesley Clark, së bashku pastaj shkonim dhe informonim përmes videolidhjes komandantët operativ në teren. Më pas gjatë ditës lexoja kabllogramet nëse vinin, bisedoja me personat që njihja, me gazetarë, me OJQ, me organizata të ndryshëm, me persona të ndryshëm, në mënyrë që të merrja informacion sa më shumë, që të mund të krijoja një panoramë se çka po ndodhte”, theksoi ai.
Në fillim të dëshmisë së tij, Duncan i cili kishte shërbyer edhe në Shqipëri pas rënies së komunizmit, foli më gjatë për shqiptarët.
.......................................................
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Nis dëshmia e britanikut John Stewart Duncan
Më pas ai do të përgjigjet në pyetjet e avokatëve të tjerë, pastaj të ZPS-së dhe në fund trupit gjykues.
Dëshmia e tij vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.
Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.