Kategoritë e dala nga lufta po detyrohen të ndjekin rrugë ligjore për çështjen e pensioneve të dyfishta. Në kohën kur po arrijnë moshën 65-vjeçare, atyre u duhet të zgjedhin mes dy pensioneve.
Ka disa vendime gjyqësore që këtyre kategorive ua ka njohur të drejtën për pension të dyfishtë. Megjithatë, secili individualisht duhet të ndjekë rrugë ligjore për realizimin e kësaj kërkese.
Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2020 kishte vendosur në favor të një invalidi civil të luftës.
Pavarësisht praktikës gjyqësore të vërtetuar deri në Gjykatën Supreme, institucionet nuk po respektojnë vendimet, thotë nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Gazmend Syla.
Syla thotë se është obligim për institucionet që të respektojnë vendimet e gjykatave.
Në vitin 2021 edhe një e mbijetuar e dhunës seksuale e paditi shtetin për të drejtën e përfitimit të dy skemave pensionale, atë të pensionit të moshës dhe atij si viktimë civile e luftës.
Edhe pse Ligji për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta përcakton se përfitues të pensionit të viktimave të dhunës seksuale të luftës mund të jenë edhe shfrytëzuesit e pensionit bazë, që është i rregulluar me Ligjin për skemat pensionale, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës janë detyruar të heqin dorë nga pensioni i moshës apo ai i viktimës, sepse shteti nuk i ka lejuar të marrin dy pensionet.
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë për KosovaPress, se Ministria e Financave nuk po e respekton standardin e krijuar nga gjyqësori.
Tema e plotë në sistemin me parapagim.