Gjykata ndryshon masat për dhunueset e 17-vjeçares, dalin dyshime për shantazh ndaj burrave
Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjykata ndryshon masat për dhunueset e 17-vjeçares, dalin dyshime për shantazh ndaj burrave
fdgd
10/07/2026 - 14:19
Linku u kopjua

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 dhunueset e 17-vjeçares.

Pasi rasti u bë mediatik institucionet reaguan duke mos e konsideruar thjesht një rrahje mes adoleshenteve. Për 19-vjeçaren gjykata ka vendosur masën e burgut pa afat deri në përfundim të hetimeve ndërsa autorja tjetër 15 vjeç u la në arrest shtëpie.

E mitura tjetër e përfshirë në ngjarje është lënë në masën e mjekimit të detyruar sepse pas dhunimit edhe të nënës së saj rezultoi me probleme të shëndetit mendor.

Dhuna ndaj bashkëmoshatares nuk është e vetmja vepër penale në të cilën janë përfshirë 3 adoleshentet. Top Channel mëson se ato po hetohen edhe për vepra të tjera penale.

Nga të dhënat që Policia e Fierit ka grumbulluar dhe po analizon rezulton se vajzat kishin ndërtuar një skemë shantazhi ku fusnin në kurth burra, të cilët fillimisht i joshnin dhe u linin takim në një hotel.

Më pas teksa personi priste në dhomë për të kryer takimin e premtuar aty paraqitej dikush tjetër që i fotografonte dhe me anë të këtyre imazheve i shantazhonte.

Në këtë rrjet shantazhi kishte rënë dhe një punonjës policie baba i 2 fëmijëve, i cili ishte kontaktuar nga 15-vjeçarja.

Në bisedë ajo kishte tentuar të joshte policin duke i lënë takim në hotel por polici e kishte takuar vetëm në kafe. Gjithsesi bisedat e shkëmbyera mes tyre mjaftuan që polici të intimidohej e shantazhohej që çështja penale ndaj tyre për rrahjen e shoqes të mbyllej në të kundërt bisedat do të publikoheshin online, shkruan TCh.

Për rastin efektivi u përjashtua nga policia ndërsa agjencia e mbikëqyrjes policore po kryen verifikimet e nevojshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026