"Nip e dajë", gjuajtjet me armë në Podujevë - të përleshurit janë familjarë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Nip e dajë", gjuajtjet me armë në Podujevë - të përleshurit janë familjarë
PK
02/07/2026 - 14:20
Linku u kopjua

14:50

Gjuajtje me armë zjarri në qendër të Podujevës, tre të plagosur

Gjuajtjet me armë në Podujevë, KosovaPress merr vesh se të dyshuarit në përfshirje të kësaj përleshje të armatosur janë familjarë, nip e dajë mes vete.

Të plagosurit janë sjell në QKUK.

14:24

Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit  janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana për KosovaPress.

Pllana tha se aktualisht, njësitet policore po merren me veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e  veprimeve  operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ai.

14:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Podujevë sot në mesditë, dyshohet se janë tre të plagosur.

Derisa Policia e Kosovës ende nuk ka konfirmuar rastin për KosovaPress.

Lajmi zhvillim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026