Gjuajtje me armë në një shkollë në Turqi, sulmuesi vetëvritet pasi plagos 16 persona
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjuajtje me armë në një shkollë në Turqi, sulmuesi vetëvritet pasi plagos 16 persona
turqia1234
14/04/2026 - 17:34
Linku u kopjua

Një ish-nxënës ka gjuajtur me armë të martën në një shkollë të mesme profesionale në Siverek, në provincën Sanliurfa të Turqisë, duke plagosur të paktën 16 persona përpara se të vetëvritej, sipas autoriteteve, shkruan AP, përcjell KosovaPress.

Sulmuesi 18-vjeçar, i armatosur me pushkë gjahu, zhvilloi të shtëna në mënyrë të rastësishme brenda shkollës, duke plagosur 10 nxënës, katër mësues, një punonjës kantine dhe një polic, tha guvernatori Hasan Sildak, duke shtuar se ai u vetëvra pasi u rrethua nga policia.

Autoritetet thanë se motivi mbetet i paqartë dhe e cilësuan ngjarjen si “incident të izoluar”. Mediat lokale raportuan se ai mund të kishte paralajmëruar sulmin në rrjete sociale, ndërsa sipas agjencisë shtetërore turke Anadolu, një student tha se sulmuesi hyri papritur në klasë dhe filloi të gjuaj me armë, duke detyruar nxënësit të hidheshin nga dritaret për t’u shpëtuar.

“Papritur hyri në klasë dhe qëlloi me armë. Qëlloi katër ose pesë herë. Dy persona u plagosën. Pastaj hyri në klasën tjetër…Fillimisht u shtrimë përtokë dhe më pas dy prej nesh kërcyem nga dritarja”, citohet deklarata.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026