Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Shtërpcë
Lexohet për: 1 min.
IMG-d769340c8c84489772dfe907cc5356e9-V
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e stacionit policor në Shtërpcë, pas ankesave të qytetarëve dhe inspektimit të rrugëve lokale, ka vërejtur se disa pjesë të tyre ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat nga kompania përgjegjëse.

Policia sot ndaj kompanisë përgjegjëse ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, pasi nuk ka marrë masat e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve.

Me këtë rast policia, apelon te shoferët e automjeteve të respektojnë shpejtësinë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve, njofton Policia rajonale e Ferizajt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025