Ardian Gjini zyrtarisht kryetar i AAK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ardian Gjini zyrtarisht kryetar i AAK-së
Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Kuvendin e X Zgjedhor e kësaj partie të mbajtur të dielën, transmeton KosovaPress.
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ardian Gjini vlerësoi kontributin e strukturave dhe anëtarësisë së këtij subjekti politik, duke përmendur se fuqia e partisë mbështetet në besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve.
Ai tha se AAK hyn në një etapë të re politike me synimin për të forcuar më tej organizimin e brendshëm dhe për t’u përgatitur për sfidat që e presin në skenën politike të vendit.
"Faleminderit nga zemra", shkruan Gjini.
Para votimit, Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalimin e fundit si kryetar i kësaj partie, duke thënë se do të vazhdojë t’i shërbej Kosovës dhe kombit, pasi ky shërbim ka nis që kur ishte fëmijë dhe nuk përfundon kurrë.
Ardian Gjini është kryetar i Gjakovës dhe ka qenë nënkryetar i AAK-së. Ramush Haradinaj ka qenë kryetar i AAK-së deri tani.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.