Gjini: Mbështetja e fuqishme për bizneset dhe hapja e perspektivave për të rinjtë, shtyllat tona kryesore
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjini: Mbështetja e fuqishme për bizneset dhe hapja e perspektivave për të rinjtë, shtyllat tona kryesore
gjini1234567
26/05/2026 - 20:25
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së Ardian Gjini vazhdoi aktivitetin në terren para zgjedhjeve të 7 qershorit. Kësaj here qëndroi në Anamoravë.

Ai tha se Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të vëmendjes së nivelit qendror dhe të investimeve dhe prandaj para qytetarëve shpalosëm zotimet tona, ku mbështetja e fuqishme për bizneset vendore dhe hapja e perspektivave për të rinjtë mbeten shtyllat tona kryesore.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kandidatët tanë për deputetë, qëndruam në Anamoravë, në disa takime të ndara në Gjilan dhe Kamenicë, për të parë nga afër potencialin ekonomik dhe për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë.

Në Gjilan takuam qytetarë dhe strukturat tona, për të vazhduar më pas te fabrika e mobiljeve "Pallma", një shembull i shkëlqyer i ndërmarrësisë dhe zhvillimit vendor dhe te kompania për prodhimin e mobilieve Euro Model, me pronar Xhevat Dushica.

Vizitën në këtë komunë e përmbyllëm me plot emocione dhe krenari në Kullën e Bashkimit në Kosaqë.

Në Kamenicë ndërkaq, vizituam fabrikën e ujit "Qua Fix" për të ofruar mbështetjen tonë të plotë për prodhuesit vendorë. Këtë vizitë në Anamoravë e përmbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme, në një bashkëbisedim frymëzues me rininë e mrekullueshme të Kamenicës.

Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të vëmendjes së nivelit qendror dhe të investimeve. Prandaj, sot para qytetarëve shpalosëm zotimet tona, ku mbështetja e fuqishme për bizneset vendore dhe hapja e perspektivave për të rinjtë mbeten shtyllat tona kryesore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026