Gjilani zgjat orarin e muzikës për lokalet e gastronomisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjilani zgjat orarin e muzikës për lokalet e gastronomisë
gjilani-komuna
07/07/2026 - 10:03
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, bëhet e ditur në një njoftim për media.

Me këtë vendim, u lejohet përdorimi i mjeteve elektro akustike bizneseve të sektorit të gastronomisë, sipas standardeve ligjore dhe normave të lejuara, gjatë ditëve të punës deri në ora 23:00, ndërsa ditëve të fundjavës (e premte e shtunë) deri në ora 24:00.

Vendimi vlen për periudhën kohore deri më 20 gusht 2026. 

“Gjithashtu, përmes këtij vendimi, pezullohet përkohësisht (deri më 20 gusht 2026) urdhëresa nr. 312/22 e datës 21.04.2022 e kryetarit të komunës për mbrojtjen nga zhurma”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026