Gjetje të reja në Amfiteatrin e Durrësit
Lexohet për: 2 min.
durresi-pus
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të tjera gjetje e fakte kanë dalë në dritë nga projekti kërkimor-shkencor i Amfiteatrit të Durrësit. Pavarësisht temperaturave të larta, procesi i gërmimeve vazhdon për njohjen e mëtejshme të trashëgimisë arkeologjike.

“Ishte një ndjesi e veçantë të asistoje në procesin e gërmimeve të një skuadre shqiptaro-italiane”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka parë nga afër gjetjet.

Projekti i gërmimeve bashkëdrejtohet nga dr. Elvana Metalla (Instituti Arkeologjisë) dhe dr. Sonia Antonelli (Universiteti Chieti, Itali), bashkëfinancuar nga Minisria e Jashtme Italiane e bashkëpunimit ndërkombëtar – MAECI dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, pranë Ministrisë së Kulturës.

Gjatë ekspeditës 4-javore, ku morën pjesë arkeologë, studentë italianë dhe shqiptarë, u arrit zbulimi i vazhdimit të disa prej galerive të amfiteatrit si edhe gjurmët e një furre mesjetare, që sipas drejtueseve të projektit mund të datohet në periudhën e hershme apo të mesme mesjetare.

Gërmimi nxori një numër të shumtë gjetjesh kryesisht qeramike dhe materiale të imëta, që përforcojnë imazhin e një vendbanimi portual, shumë të gjallë, nga pikëpamja e marrëdhënieve tregtare, pas përfundimit të antikitetit dhe që tregojnë historinë e këtij qyteti magjepsës./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025