Gjermania zgjat edhe një vit praninë në KFOR, Bundestagu rinovon mandatin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjermania zgjat edhe një vit praninë në KFOR, Bundestagu rinovon mandatin
720846375_1324859346455669_2977736245012368220_n
13/06/2026 - 07:58
Linku u kopjua

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të KFOR-it edhe për një vit tjetër, duke riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se Gjermania, si një nga vendet themeluese dhe kontribuuese të KFOR-it, ka mbështetur misionin që nga themelimi i tij në vitin 1999, duke ofruar personel, ekspertizë dhe udhëheqje.

Sipas ambasadës, angazhimi gjerman për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit mbetet i palëkundur, ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026