Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë.

Ai i bëri komentet në një takim me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani.

Megjithatë, tha Pistorius, Gjermania mund t'u sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të operojnë menjëherë.

"Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën", tha ai, duke iu referuar dallimeve mes avionëve luftarakë të të dyja vendeve.

"Tornadot gjermanë" dhe "Eurofighters" - dy lloje avionësh luftarakë - kanë kapacitete të ndryshme nga ato që nevojiten në Ukrainë, tha ai.

Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim, prej se Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.

Muaj më parë, Gjermania i ka dërguar Ukrainës tanket e saj luftarake, Leopard.

Këto tanke janë një nga modelet me performancën më të mirë në botë.

Rreth 2.000 sosh janë të shpërndara në mesin e aleatëve në Evropë, por të gjitha licencat e eksportit të tyre i ka Gjermania./REL

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024