Gjermania me strukturë e re komanduese për mbrojtjen kombëtare
Lexohet për: 1 min.
panzerhaubitze-2000-uebung-breakthrough
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ushtria gjermane do të krijojë një strukturë të re komanduese si pjesë e përgjigjes së saj ndaj luftës në Ukrainë, sipas planeve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas planeve të reja, komandat e ndryshme operacionale për aktivitetet ushtarake të brendshme do të vendosen në të njëjtën ndërtesë, në Berlin dhe do të vihen drejtpërdrejt nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Një qendër e veçantë komanduese në Schwielowsee pranë Potsdamit do të vazhdojë ndërkohë të udhëheqë misionet e huaja të ushtrisë.

Sipas burimeve, ministria u tha anëtarëve kryesorë të parlamentit se pushtimi rus i Ukrainës kishte rritur nevojën për orientimin e strukturave komanduese të forcave të armatosura drejt kërkesave të mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleatëve të Gjermanisë.

Gjeneralmajor, Carsten Breuer, i cili së fundi drejtoi ekipin e reagimit ndaj krizës së koronavirusit, do të udhëheqë ngritjen e sistemit të ri dhe do të jetë komandanti i parë i qendrës së re komanduese për mbrojtjen kombëtare, e cila do të jetë funksionale që nga muaji prill 2023. /ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024