Gjermania bastis banesat e pesë të dyshuarve për lidhje me "Shtetin Islamik"
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjermania bastis banesat e pesë të dyshuarve për lidhje me "Shtetin Islamik"
policia gjermane
23/06/2026 - 18:44
Linku u kopjua

Policia gjermane ka bastisur banesat e pesë personave të dyshuar për anëtarësi në organizatën terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), njoftuan të martën prokurorët federalë.

Asnjë person nuk është arrestuar gjatë operacioneve të zhvilluara në qytetin Filderstadt në jugperëndim të Gjermanisë, në Potsdam pranë Berlinit dhe në rajonin Limburg-Weilburg në pjesën qendrore të vendit, raporton dpa, përcjellë KosovaPress.

Sipas Prokurorisë Federale në Karlsruhe, të dyshuarit hetohen jo vetëm për anëtarësi në një organizatë terroriste të huaj, por edhe për dyshimet se kanë hyrë në Gjermani për t'u lidhur me mbështetës të tjerë të “Shtetit Islamik” në vend dhe në pjesë të tjera të Evropës, si dhe për mbledhjen e fondeve për grupin ekstremist.

Autoritetet kryen gjithashtu bastisje në objekte të lidhura me 11 persona të tjerë, të cilët aktualisht nuk konsiderohen të dyshuar në hetim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026