Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë të Jugut, policia po heton rastin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë të Jugut, policia po heton rastin
Është gjetur pa shenja jete një 48-vjeçar këtë të diel në Mitrovicë të Jugut.
Rastin për Kosova Press e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se organet policore tashmë kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe rasti është duke u hetuar.
“Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugen ,,Ali Zeneli" është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore", tha ai.
Ai tha se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.