Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka shfaqur bindjen e saj se gjatë këtij Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Ajo gjatë Forumit të Dubrovnikut me temën “Ballkani Perëndimor: Zhbllokimi i Potencialit të Reformës”, ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e organizatës evropiane.
Ajo tha se po punojnë me ministra e ambasadorë në KiE që anëtarësimi të ndodhë këtë vit.
“Ata kanë deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat para anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe ja ku jemi aktualisht. Ne po punojmë fort me ministra e ambasadorë në Këshillin e Evropës. Unë sapo kam ardhur nga Strasburgu dhe shpresojmë që këtë vit të bëhemi anëtar të Këshillit Evropës”, ka thënë Gërvalla.
Kosova u la jashtë Këshillit të Evropës, për faktin që Qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese një draft statut të BE-së për themelimin e asociacionit.
Një letër zotimi Kosova e dërgoi një ditë më herët në KiE, ku thuhej se Kosova do ta hartojë deri në fund të muajit maj një draft-statut për asociacionin, por kjo nuk gjeti mbështetje nga mekanizmat ndërkombëtarë.