2023-ta ishte viti më i vështirë pasi ka pasur më së shumti sulme që nga koha kur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i mban shënimet. Gazetarët u gjenden para sfidave të mëdha dhe pa mbrojtje e drejtësi, sidomos gjatë raportimit në veri të vendit, ku ishin afër 30 sulme vetëm gjatë fundit të muajit maj dhe fillimit të qershorit.
Sulmet e 16 qershorit për gazetarët ishin të qëllimshme nga serbët që protestonin në veri, madje ata dëgjuan organizatorët teksa thonin njëri-tjetrit për t’i sulmuar gazetarët atë ditë.Sfidë ishte edhe në qytetet tjera të Kosovës. 73 sulme janë raportuar por pak nga ata morën drejtësi. Disa nga ata ende kujtojnë fjalët “Mos dil jashtë nëse dëshiron të jetosh edhe ndonjë ditë”.
Megjithatë, Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim, i ka thënë KosovaPress-it, se gjatë periudhës kohore janar-tetor të vitit të kaluar, janë trajtuar 28 raste që lidhen me gazetarët për veprat penale si kanosje, zjarrvënje, dëmtim prone, sulm dhe ndërhyrje në sistemin kompjuterik.
Ademi shtoi se duhet të merren masa më të rrepta nga gjykata në mënyrë që mos të përsëriten më këto kërcënime.
Ndërsa, gazetari i KosovaPress-it, Alidin Damati, i cili raportoi nga veriu i vendit, tha se është ballafaquar me situata të ndryshme duke u përfshirë edhe sulmet fizike.
Po ashtu, gazetarja e IndeksOnline, Laura Kerolli, e cila është sulmuar me shok-bombë në të dy këmbët e saj, në veri të Kosovës, më 16 qershor të vitit të kaluar, ka thënë se atë ditë në Leposaviq shumë gazetarë janë goditur pa mëshirshëm nga grupet kriminale.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tha se fokusi më i madh i sulmeve ishte në veri të Kosovës, pasi që kanë qenë rreth 30 sulme të gazetarëve.
Ai shtoi se AGK ka një bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Kosovës, por kur shkon rasti në prokuroria dhe gjykatat, atëherë gjykatat ngadalësohen dhe shkojnë me një ritëm i cili e humb edhe efektin e arritjes së drejtësisë.
E pas situatës së tensiunuar në veri dhe lëndimeve të gazetarëve, në nëntor është bërë shpërndarja e mjeteve mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, të dhuruara nga FPU dhe RSF – me ndërmjetësimin e zyrtares ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Përndryshe, në vitin 2022 janë sulmuar 33 gazetarë./A.Shala/