Gashani pret klubin “Kanina” të karatesë pas suksesit në Kampionatin Mesdhetar
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gashani pret klubin “Kanina” të karatesë pas suksesit në Kampionatin Mesdhetar
New Project - 2026-07-14T180151.295
14/07/2026 - 18:02
Linku u kopjua

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Karatesë “Kanina”, duke i përgëzuar për rezultatet e arritura në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, të mbajtur në Aleksandri të Egjiptit.

Gashani vlerësoi paraqitjen e sportistëve kosovarë, duke theksuar se sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare janë rezultat i punës, talentit dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

Në veçanti, ministri përgëzoi Valeza Gashin, e cila fitoi medaljen e bronztë në kategorinë U21 Kumite -68 kg, duke siguruar një tjetër podium ndërkombëtar për Kosovën.

Ai vlerësoi edhe paraqitjet e Diellza Mahallës, e cila përfundoi e pesta në kategorinë U21 Kumite +68 kg, si dhe Dren Gashin, që u rendit i shtati në kategorinë U21 -67 kg.

Suksesi i klubit “Kanina” në këtë garë ndërkombëtare u cilësua si një tjetër dëshmi e zhvillimit të karatesë kosovare dhe punës me gjeneratat e reja.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026