Sterling arrestohet pas aksidentit në Angli
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sterling arrestohet pas aksidentit në Angli
New Project - 2026-06-01T132542.964
01/06/2026 - 15:26
Linku u kopjua

Futbollisti anglez Raheem Sterling është arrestuar nga policia britanike pas një aksidenti me Lamborghini-n e tij në autostradën M3 pranë Hampshire.

Sipas raportimeve, 31-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës, ndërsa nuk pati persona të lënduar.

Policia konfirmoi se Sterling u arrestua nën dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës, drejtim të rrezikshëm dhe posedim të një substance të klasës C. Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim.

Sterling, i cili aktualisht aktivizohet te Feyenoord, po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij pas largimit nga Chelsea F.C. dhe huazimit te Arsenal F.C..

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026