Futbollisti Karim Adeyemi “pushton” rrjetin me shqiponjën dhe flamurin kuqezi
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Futbollisti Karim Adeyemi “pushton” rrjetin me shqiponjën dhe flamurin kuqezi
Artistja shqiptare, Loredana Zefi ka ndarë një foto me ndjekësit duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut. Në foto shihet bashkëshorti i saj, futbollisti Karim Adeyim duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës me dy koka.
Përveç kësaj vëmendje nga publiku mori edhe xhaketa e tij, në të cilën ishte i vendosur flamuri kuqezi.
Së fundmi, dyshja janë shfaqur së bashku gjatë një vizite në një zonë malore, ku dukeshin duke shijuar natyrën dhe momentet pranë njëri-tjetrit, teksa vozitnin një veturë për terrene malore.
Kjo nuk është hera e parë që Karim Adeyemi shpreh respekt për traditat shqiptare apo viziton Kosovën.
Futbollisti ka treguar edhe më parë lidhjen që ka për shqiptarët, gjë që është pritur gjithmonë pozitivisht nga publiku.
/KosovaPress./
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.