Fushata e 9 shkurtit, Genc Prelvukaj viziton familjen Loshi në Padalishtë të Skenderajt
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Fushata e 9 shkurtit, Genc Prelvukaj viziton familjen Loshi në Skenderaj
3 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Genc Prelvukaj me numër 40, vazhdon fuqishëm garën elektorale të 9 shkurtit.

Ai gjatë ditës ka qëndruar në Pemishtë, ish-Padalishtë të Skenderajt, ku ka vizituar familjet Loshi.

Prelvukaj ka përkujtuar se në çerekun e parë të shekullit të 20-të, Kamer dhe Murat Loshi, i kishin kthyer pushkën pushtetit serb duke i goditur pa pushuar kurrë, postat dhe repartet e tyre.

Shkaku i rrethanave të rënda politike dhe pabarazisë ushtarake, rezistenca e linjës Loshi u shua, por nuk ranë në harresë, sepse memoria kolektive veprën e tyre e transmetoi nga brezi në brez, ka shkruar Prelvukaj në një postim në Facebook.

Pak orë më parë, ndalova te lapidari në nderim të emrit dhe burrërisë së tyre. Takova edhe një plak rreth tetëdhjetave, me mbiemrin Loshi, i cili rrëfente me shpirt çfarë kishte dëgjuar nga të vjetrit për heronjtë e tij, ka shtuar ai. 

Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025