Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Shasivar Haxhijaj, është duke vazhduar takimet me anëtarë e simpatizant të Fushë Kosovës e poashtu të Bashkësisë Lokale në Gurrakoc.
“Kësaj radhe së bashku me Kryetarin e Degës së PDK-së Rrahim Tërrnava dhe me dhjetëra aktivistë, anëtarë e simpatizantë të Fushë Kosovës pritem në një takim deputetin dhe kandidatin për deputet të Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica. Shumë diskutime e debate për programin e PDK-së, sfidat që e presin Kosovën dhe projektet që do të realizohen nën qeverisjen e Kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza. Kosova mundet #mamirë”, ka thënë Haxhijaj.
“Së bashku me kryetarin e degës së PDK-së, Ali Nimanaj, dhe kandidatët për deputetë: Besa Kabashi-Ramaj, Valon Grabovci, Hisen Berisha, Genc Prelvukaj, Arbër Behluli dhe Edon Cana, u pritëm nga qindra qytetarë në bashkësinë lokale të Gurrakocit. Takim pas takimi, po ecim të sigurt drejt fitores më 9 shkurt!”, ka shkruar ai.
Artikull i sponsorizuar