Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale, Sallahu: Mundësi për të rritur efikasitetin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale tash e një kohë është vlerësuar se ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme, derisa shihet si një mundësi për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor në trajtimin e çështjeve komerciale dhe të biznesit. Në konferencën vjetore të drejtësisë komerciale “Drejtësia dhe Biznesi: Një partneritet i nevojshëm për zhvillimin e Drejtësisë Komerciale”, u theksua se me një sistem gjyqësor të drejtë, Kosova mund të jetë konkurruese në skenën rajonale e ndërkombëtare.

Kjo konferencë e cila ishte organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ka vënë në dukje vështirësitë e bizneseve për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të gjyqtareve të specializuar për trajtimin e procedurave komplekse.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka theksuar se një proces gjyqësor efikas dhe transparent është i rëndësishëm jo vetëm për tërheqjen e investimeve, por edhe për ndërtimin e besimit në sistemin e përgjithshëm.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se për një periudhë të gjatë sektorët e bizneseve janë përballur me vonesa dhe vështirësi në sistemin gjyqësor, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në aftësitë e tyre për të operuar në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme. Derisa, ka shtuar se në këtë drejtim funksionalizimi i Gjykatës Komerciale ka pasur një rendësi të jashtëzakonshme, si një mundësi për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor në trajtimin e çështjeve komerciale dhe të biznesi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024