Fundoset jahti më i famshëm në botë, 'Cujo' e përdorur nga Princesha Diana
Lexohet për: 2 min.
jahti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Jahti më i famshëm në botë 'Cujo' e përdorur nga Princesha Diana dhe Dodi Fayed gjatë festës së fundit para vdekjes së tyre fundoset pasi 'goditi një objekt' në rivierën franceze

Jahti motorik i famshëm i përdorur  nga Princesha Diana dhe i dashuri i saj Dodi Fayed në pushimet e tyre të fundit verore në jug të Francës para vdekjes së tyre është fundosur në fund të detit.

Cujo, dikur gjithashtu i preferuari i superyjeve të Hollivudit, u zhduk nën valët e Mesdheut pasi goditi një objekt të paidentifikuar rreth 18 milje larg Beaulieu-sur-Mer, në Rivierën Franceze, të shtunën.

Shtatë persona në bord u shpëtuan pas aksidentit, por anija përfundoi në një thellësi prej pothuajse 2500 metrash, tha policia lokale.

"Kapitani i "Cujo" lëshoi një sinjal ‘SOS", tha një oficer. “Anija e tij po fundosej për shkak të një rrjedhjeje.

Anijet e shpëtimit u dërguan nga Antibes dhe, pasi u siguruan që të gjithë ishin të sigurt, policët zbuluan një rrjedhje të konsiderueshme uji në anën e djathtë të anijes.

"Pronari i saj kishte aktivizuar pompat dhe i kishte mbajtur motorët të ndezur, por kjo nuk e ndaloi fundosjen e anijes", shkruan Daily Mail.

Njësia e shpëtimit mbërriti gjithashtu, por nuk mundën ta shpëtonin anijen nga fundosja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025